Ballina Showbiz Dua Lipa: Festivali mundësi e madhe e promovimit të Kosovës nëpër botë

Dua Lipa: Festivali mundësi e madhe e promovimit të Kosovës nëpër botë

22
SHPËRNDAJE

Dua Lipa në konferencë thotë se po ndihem krenare me këtë organizim të festivalit në Prishtinë.

Dua Lipa është shfaqur në konferencë për shtyp që i paraprinë fillimit të festivalit të madh ‘Sunny Hill Festival’ i cili pritet të filloj sot, për të vazhduar për 3 ditë radhazi, shkruan Indeksonline.

Dua Lipa ndër të tjera ai ka thënë se ndihet shumë krenare për organizimin e këtij festivali pasi është një mundësi e madhe e promovimit të Kosovës, dhe Prishtinës nëpër botë.

Ajo mezi e pret fillimin e këtij festivali ku do të marrin pjesë emra të njohur si : “Calvin Harris, Miley Cyrus apo Gashi” si dhe shumë artistë shqiptarë.

Pjesë e konferencës ishte edhe Dukagjin Lipa babai i Duas i cili njëherit është edhe organizatori kryesorë i festivalit, gjithashtu pjesë e konferencës ishte edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili u shpreh mjaft i kënqur për festivalin që pritet të filloj sot.

“Dua është shembulli më i mirë që mund të arrish shumë edhe nga Kosova”: tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.

“Vazhdoj ti falënderoj gjithë ata që e promovojnë qytetin tonë, Dua është ambasadori më i mirë i shqiptarëve”, shtoi kryetari i Prishtinës.

-----