Ballina Showbiz Dua harron dashurinë e vjetër, poston video intime me të dashurin e...

Dua harron dashurinë e vjetër, poston video intime me të dashurin e ri

197
SHPËRNDAJE

Ata të dy janë çifti më i komentuar i momentit.

Dua Lipa ka konfirmuar në Instagramin e saj personal lidhjen me Anwar Hadid.

Në video shihen çifti i ri duke qëndruar afër njëri-tjetrit, ndërsa Anwar nuk po i largon duart nga këngëtarja shqiptare.

Në një moment në video ata nxjerrin edhe gjuhën jashtë, ndërsa Anwaar lëpin ballin e Duas në videon mjaft provokuese.

Ata ishin në një festë private mes miqve, ku duket se po argëtoheshin shumë, shkruan Gazeta Express.

Lidhja e re e Duas është komentuar shumë në media, madje një koment jo i drejtpërdrejtë është bërë edhe nga ish-partneri i këngëtares.

-----