Ballina Lajme Bota/Rajoni Droga “Zombie”, si shpërfytyrohen përdoruesit dhe kthehen në kanibalë (Pamje të rënda)

Droga “Zombie”, si shpërfytyrohen përdoruesit dhe kthehen në kanibalë (Pamje të rënda)

268
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një lloj e re droge ka filluar të pushtojë me ritme të shpejta tregun amerikan dhe ndoshta për pak kohë mund të eksportohet edhe jashtë kufijve të saj.

E quajtur ‘Flakka’, është një nga drogat më vdekjeprurëse që ekziston në treg. Fillimisht kjo drogë vrastare u përhap në disa zona të Amerikës e importuar nga Kina dhe më pas fillojë të pushtojë të gjithë kontinentin dhe ka filluar të shpërndahet edhe jashtë kufijve.

Kjo drogë përveç se sjell çrregullime të organizmit shkatërron edhe qelizat nervore duke i detyruar përdoruesit të kryejnë veprime ekstreme. Sipas “The Sun” kjo drogë arriti që të bënte një grua t’i nxirrte sytë nënës së saj ndërsa një burrë preu penisin e tij.

Kjo lloj droge është përhapur shumë edhe në Britaninë e Madhe ku një dozë jo e pastër mund të blihet për vetëm 2.30 paund.  Vetëm në një mbikëqyrje tre mujore vitin e fundit rezultuan se në qytetin e Stoke-on-Tren ishin 950 përdorues.

Ajo mund të tymoset me cigare, apo të injektohet në trup nëpërmjet shiringës dhe sipas mjekeve është lloji i marijuanës sintetike. Rrezikshmëria e saj konsiderohet si një ndër më të lartat në botën e llojeve të drogës.

Kjo drogë është cilësuar edhe si droga Zombi pasi shpërfytyron përdoruesit apo si droga kanibal, pasi në disa raste janë vërejtur që përdoruesit kafshojnë njëri tjetrin. / Top Channel

---- ----
----
-----
-----