Ballina Lajme vendore Driton Salihu drejtor i shtëpisë së shëndetit në Preshevë dënohet me 3...

Driton Salihu drejtor i shtëpisë së shëndetit në Preshevë dënohet me 3 muaj burgim (DOKUMENT)

720
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nëpërmjet një njoftimi, Partia për Veoprim Demokratik, ka publikuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Nishit, në të cilin, drejtori i portalit www.presheva.com, dhe i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, është dënuar me tre muaj burgim, për publikim të paautorizuar të pamjeve të kryetares së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, dhe familjares së saj.
Në njoftim e PVD-së, thuhet se: “Keqpërdorimi i fotografive nga kamerat e sigurisë të këtij institucioni nga ana e vetë drejtorit të institucionit dhe mandej publikimi i paautorizuar i fotografisë në ëeb portalin, pronar i të cilit është drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu, është sanksionuar me dënim me burg prej 3 muajve.”
“Fotografia ishte marrë nga kamerat e sigurisë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, rast që paraqet një shkelje drastike të normave elementare etike dhe morale të vetë institucionit dhe drejtorit të tij” – citohet në njoftimin e PVD-së.
“Gjykata e shkallës së dytë, ka vërtetuar këto ditë aktgjykimin e Gjykatës themelore në Bujanoc, sipas të cilit, drejtori i Presheva.com Driton Salihu, dënohet me 3 muaj burg me kusht për shkak të “publikimit të paautorizuar të fotografisë, incizimit apo dokumentit të huaj” dhe në këtë mënyrë është vërtetuar se ka kryer vepër penale nga neni 145 al 1 të Ligjit Penal” – thuhet në njoftimin e PVD-së
Në vijim, ju paraqesim njoftimin e fundit të PVD-së 

Drejtori i presheva.com, Driton Salihu, përfundimisht, për shkak të fushatës së tij shpifëse ndaj PVD-së dhe liderëve të saj, merr dënimin nga gjykata kompetente. Ai është dënuar me 3 muaj burg për shkak të publikimit të fotografisë së Ardita Sinanit dhe familjares së saj.
Fotografia ishte marrë nga kamerat e sigurisë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, rast që paraqet një shkelje drastike të normave elementare etike dhe morale të vetë institucionit dhe drejtorit të tij.
Gjykata e shkallës së dytë, ka vërtetuar këto ditë aktgjykimin e Gjykatës themelore në Bujanoc, sipas të cilit, drejtori i Presheva.com Driton Salihu, dënohet me 3 muaj burg me kusht për shkak të “publikimit të paautorizuar të fotografisë, incizimit apo dokumentit të huaj” dhe në këtë mënyrë është vërtetuar se ka kryer vepër penale nga neni 145 al 1 të Ligjit Penal.
Sipas këtij aktgjykimi, vendimi me burg ndaj Driton Salihut kushtëzohet me afat prej një viti nëse ai nuk kryen vepër të njëtë apo të ngjashme.
Rëndësia e këtij aktgjykimi ka të bëjë me shpalljen fajtor të drejtuesit të këtij mediumi i cili në mënyrë të paautorizuar kishte publikuar fotografinë e kryetarës së Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani dhe familjares së saj, derisa ajo ka kërkuar ndihmë mjeksore në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.
Keqpërdorimi i fotografive nga kamerat e sigurisë të këtij institucioni nga ana e vetë drejtorit të institucionit dhe mandej publikimi i paautorizuar i fotografisë në ëeb portalin, pronar i të cilit është drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu, është sanksionuar me dënim me burg prej 3 muajve.
Gjykata e shkallës së parë në Bujanoc kishte dënuar Salihun në shtatorin e vitit 2019, ndërsa, ndaj këtij aktgjykimi ai ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Lartë në Nish.
Instanca më e lartë gjyqësore, ka verifikuar aktgjykimin e shkallës së parë me aktgjykim të ri të datës 11.02.2020, me ç’rast ndaj Salihut mbetet në fuqi dënimi i shqiptuar dhe sanksioni me burg prej tre muajve i cili është kushtëzuar në një afat njëvjeçarë.
Ky aktgjykim ndërton një precedent ndaj gjithë atyre rasteve të shpifjeve, fyerjeve dhe publikimit të paautorizuar të fotografive, incizimeve apo akteve kundërshtarëve politik, i cili vitet e fundit është instaluar si praktikë e disa portaleve dhe faqeve anonime në facebook si mënyrë e njollosjes së kundërshtarëve politik,

---- ----
----
-----
-----