Ballina AKTUALE Driton Rexhepi solidarizohet me mediat lokale, ftonë qeverisjen lokale të bëjë ndarjen...

Driton Rexhepi solidarizohet me mediat lokale, ftonë qeverisjen lokale të bëjë ndarjen e fondeve publike për mediat

275
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Driton Rexhepi i cili ishte kandidatë i propozuar nga PVD-ja për kryetarë të komunës së Bujanocit, sot ka ndarë një postim në rrjetin e tijë social lidhur me buxhetin e orjentuar për mediat lokale, i cili nuk parashihet të ndahet për vitin 2020.

Rexhepi në rrjetin e tij social ka shkruar “#Solidarizohem me shqetësimin e përfaqësuesve të mediave lokale në Bujanoc, për mungesën e financimit përmes granteve nga ana e vetëqeverisjes lokale.
I bëj thirrje, institucioneve të vetëqeversijes lokale, të bëjë ndarjen e fondeve publike për mediat lokale, përmes një procesi transparent dhe të drejtë.”

Komuna e Bujanocit, këtë vitë ka ftuar dy herë mediat për bashkfinancime në projektet dhe ka anuluar dy konkurset për mediat lokale, që të dy herët me arsyetimin e mungesës së kryetarës së komisionit.

BujanociNet ju është drejtuar shefit të zyrës së kryetarit të komunës së Bujanocit, Sali Salihi lidhur me mundësin për financimin e mediave lokale ditë më parë, ku ju është përgjigjur se për këtë vitë nuk besoj se ka kohë më.

#Solidarizohem me shqetësimin e përfaqësuesve të mediave lokale në Bujanoc, për mungesën e financimit përmes granteve…

Posted by Driton Rexhepi on E mërkurë, 16 Dhjetor 2020

---- ---- ----
-----