
Driton Rexhepi ose Enver Ramadani do të jetë kanditat i PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit.
Këtë e shpërndau dhe tha vetë kryetari i PVD-së dhe i komunës së Bujanocit njëkohësisht Shaip Kamberi.
Kanditati do të zgjidhet në kuvendin e degës së PVD-së në Bujanoc të mërkuren.
Kamberi mbi të gjitha tha:
Në një proces demokratik të brendshëm në Degën e Partisë për Veprim Demokratik-në Bujanoc kemi nominuar Driton Rexhepin dhe Enver Ramadanin kandidatë potencial për kryetar komune në Bujanoc në listën e PVD-së për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Kuvendi i Degës së PVD-së në Bujanoc, do të vendosë të mërkurën se cili nga këta dy të nominuar do t’i prijë listës tonë.
Demokraci e nivelit më të lartë për këto procese të rëndësishme mund të shihet veç në PVD.