Ballina Sport Drenthe tregon eksperiencën ruse: Pinim vodka edhe në autobusin e ekipit!

Drenthe tregon eksperiencën ruse: Pinim vodka edhe në autobusin e ekipit!

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Royston Drenthe mbahet mend nga të gjithë si futbollisti i talentuar që shpërtheu në radhët e Feyenoord dhe u ble nga Reali i Madridit, por te Los Blancos ai dështoi totalisht dhe që nga ajo periudhë, karriera e tij ka ardhur në rënie totale.

Sot luan në divizionin e tretë të futbollit holandez me Kozakken Boys. Në vitin 2013 provoi një aventurë në Rusi tek Alania, për të cilën flet në prononcimin e fundit. “Vladikavkaz nuk ishte qyteti ideal për të jetuar. Mund të kesh shumë para, por nuk ke çfarë bën aty.

E shtynim kohën duke pirë vodka, pije që nuk mungonte kurrë në autobusin e skuadrës. Kjo është Rusia“, rrëfen Drenthe, i cili shënoi 3 gola në gjashtë ndeshje të luajtura me Alanian.

---- ---- ----
-----