Ballina Lajme nacionale Drenasi ndalon fishekzjarret për fundvit, gjoba për ata që nuk e respektojnë...

Drenasi ndalon fishekzjarret për fundvit, gjoba për ata që nuk e respektojnë vendimin

9
SHPËRNDAJE

Drenasi ndalon ndezjen e fishekzjarreve për fundvit.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim që të ndalojë ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike dhe zonat e banuara, duke përjashtuar kohën nga data 31.12.2019 nga ora 23:00-00:30 e deri më 01.01.2020.

Përmes një njoftimin për media Komuna e Drenasit thotë se ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike dhe zona të banuara për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojnë në ambient.

Po ashtu, Lladrovci ka kërkuar nga drejtorët e shkollave në Drenas që minutat e parë të orës mësimore mësimdhënësit t’i kushtojnë shpjegimeve rreth lëndimeve që mund të marrin gjatë përdorimit të pakontrolluar të tyre dhe dëmet që mund të shkaktojnë ato në ambient.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën prej 100 euro.

-----