Ballina Lajme Bota/Rajoni Drejtuesi i Twitter-it: Ndalesa ndaj Trump-it konsiderohet edhe një dështim i yni

Drejtuesi i Twitter-it: Ndalesa ndaj Trump-it konsiderohet edhe një dështim i yni

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Drejtuesi i Twitter-it: Ndalesa ndaj Trump-it konsiderohet edhe një dështim i yni

Drejtuesi i rrjetit social, Twitter, Jack Dorsey ka qëndruar mbrapa vendimit për t’ia ndaluar presidentit amerikan, Donald Trump qasjen në këtë platformë, mirëpo ka pranuar se ky veprim përbën shembull të rrezikshëm.

----

Dorsey, kompania e të cilit është kritikuar pasi i ka bllokuar llogarinë Trumpit, ka thënë se beson se “ky ka qenë vendimi i drejtë për Twitter-in”.

Sipas tij, ky rrjet social “është përballur me rrethana të jashtëzakonshme, duke na detyruar të gjithëve që të fokusohemi në veprimet tona për siguri publike”.

Twitter ka fshirë llogarinë e Trump-it javën e kaluar, duke cituar rrezikun e dhunës në të ardhmen, pas sulmit në Kongres nga mbështetësit e presidentit. Dorsey ka thënë se çdo sulm që ndodh jashtë, si pasojë e gjuhës online “është ajo që ka të bëjë me politikat tona”.

Megjithatë, ai ka thënë se bllokimi i Trump-it përbën shembull, që sipas tij është i rrezikshëm, rreth “fuqisë së një individi apo një korporate që ka në bisedën publike globale”.

Trump ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter përgjatë presidencës së tij për të folur drejtpërdrejt me më shumë se 88 milionë mbështetës. Kjo ndalesë ka nxitur kritika nga ana e disa republikanëve që kanë thënë se një gjë e tillë dëmton të drejtën e presidentit për fjalë të lirë.

Drejtuesi i Twitter-it: Ndalesa ndaj Trump-it konsiderohet edhe një dështim i yni
Zenilda Beqaj

----- ----