Ballina AKTUALE Drejtori i Drejtorisë për rajonin dhe shtetet fqinje, Ilir Melo dhe Këshilltari...

Drejtori i Drejtorisë për rajonin dhe shtetet fqinje, Ilir Melo dhe Këshilltari i Ministrit, Besian Zogaj qëndruan për vizitë në Bujanoc

52
SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Bujanocit qëndruan Drejtori i Drejtorisë për rajonin dhe shtetet fqinje, Ilir Melo dhe Këshilltari i Ministrit, Besian Zogaj qëndruan për vizitë në Bujanoc.

Gjatë qëndrimit në Bujanocit të lartëpërmendurit u takuan me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Takim i frytshëm me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në Bujanoc

Drejtori i Drejtorisë për rajonin dhe shtetet fqinje, Ilir Melo dhe Këshilltari i Ministrit, Besian Zogaj qëndruan për vizitë në Bujanoc.

Gjatë takimit u diskutua për mënyrën e konkretizimit të përkrahjes institucionale nga Republika e Shqipërisë, u trajtuan dhe diskutuan nevojat e qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe u konstatua domosdoshmëria e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional.

Fondi për përkrahje të Luginës së Preshevës i vendosur në takimin e dy Qeverive vite më parë, dhe riaktivizimi i të njejtit, një mundësi e mirë e thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve konkrete nga Shqipëria për Luginën e Preshevës” ka shkruar Kamberi në profilin e tij në Facebook pas takimit.