Ballina Lajme nacionale Drejtojnë qeverinë, Vetëvendosje e Albin Kurtit nis protestat në Kosovë (FOTOT)

Drejtojnë qeverinë, Vetëvendosje e Albin Kurtit nis protestat në Kosovë (FOTOT)

51
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në një kohë kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur për të dhënë vendimin mbi dekretin e Presidentit, Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re, simpatizantë të Vetëvendosjes kanë dalë në protestë.

Në tre sheshe kryesore të Prishtinës janë mbledhur rreth 5 mijë persona në atë që është quajtur “test-protestë”. Në këtë protestë nuk janë parashikuar fjalime dhe as marshime. Protestuesit po respektojnë distancën dhe janë të pajisur me maska dhe doreza.

----

Protesta është kërkuar nga vetë qytetarët për të shprehur zemërim mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Shumë prej pjesëmarrësve janë dëgjuar duke thirrur: “Duam zgjedhje”, “dy dekada me hajna”.

Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet brenda kësaj jave për dekretin e Presidentit Hashim Thaçit , që mandaton Avdullah Hotin për krijimin e qeverisë së re. 

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se vetëm në shtetet me regjime autoritare mund të organizohen protesta nga partitë në pushtet, duke komentuar protestën e Vetëvendosjes.

“Shembujt janë të shumtë kudo në botë kur protestat përdoren si instrumente të fundit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të dhunshme”, ka thënë Hoxhaj.

----- ----