Ballina Sport Dramë për ish-mbrojtësin e Interit dhe Italisë, iu prenë këmbët prej COVID-19

Dramë për ish-mbrojtësin e Interit dhe Italisë, iu prenë këmbët prej COVID-19

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një lajm i keq tronditi botën e futbollit. Mauro Bellugi, 70 vjeç, ish-futbollist i Interit, Bolonjës, Napolit dhe Pistoieses, pësoi prerje te dy gjymtyrëve të poshtme si pasojë e COVID-19.

“Më hoqën dhe këmbën me të cilën unë shënova kundër Borussia Moenchengladbach”, tha ai në një video-call me Luca Serafini për faqen altropensiero.net.

Bellugi u shtrua në spital në 4 nëntor sepse rezultoi doli pozitiv me Covid-19. Kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan javët e fundit derisa erdhi operacioni urgjent.

Ish-mbrojtësi, i cili ka qenë një komentator televiziv prej vitesh, ka gjetur gjithashtu një mënyrë për të bërë shaka. “Do të marr atë (protezën) të Pistorius, kështu që do të ta kaloj në korridoret e studiove televizive”, deklaroi 70-vjeçari me humor.

Bellugi ishte një nga mbrojtësit më të njohur në vitet 60-70 në Serie A dhe fanellën e Italisë e ka veshur 32 herë në periudhën 1974 dhe 1980.

Me fanellën e Interit ka realizuar golin e vetëm në karrierën e tij pikërisht në ndeshjen e Kupës së Kampionëve, më 3 nëntor 1971, kundër gjermanëve të Borussia Moenchengladbach (4-2 në favor të Interit).

---- ----
----
-----
-----