Ballina Sport Dramë për Dinamon, Besëlidhja i jep kreun Burrelit! Vora s’fal, Elbasani merr...

Dramë për Dinamon, Besëlidhja i jep kreun Burrelit! Vora s’fal, Elbasani merr pikën e parë

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Spektakël në Kategorinë e Parë! Burreli ruan vendin e parë, pasi Dinamo ka humbur në transfertë me Besëlidhjen me shifrat 4-3. Blutë e kryeqytetit hodhën poshtë gjithçka bënë në fushë, pasi ishin në epërsi të dyfishtë.

Diogo Maranhao realizoi i pari për Dinamon, por në fund të pjesës së parë kapiteni i lezhjanëve, Klejdi Dibra, vendosi baraspeshën. Në të dytën Boçi dhe Djidjiwa i çuan shifrat në 1-3 dhe u mendua se gjithçka ishte mbyllur.

Lezhjanët ngushtuan rezultatin me Hoxhën, i cili shënoi me penallti, kurse më pas Përgjoni barazoi. Në minutat shtesë Danaj shënoi golin që i dha tre pikët Besëlidhjes, skuadër që kërkon të mos rrezikojë rënien në Kategorinë e Dytë.

Vora vazhdon të marrë rezultate pozitive, teksa këtë herë ka mposhtur Veleçikun me gol të shënuar nga Delilallisi. Në grupin B kishte mbetur vetëm një takim, Elbasani-Turbina, që përfundoi 0-0 dhe verdheblutë morën pikë e parë në kampion. /abcnews.al

KATEGORIA E PARE – JAVA 16
E diel, më 21 mars, ora 13:30

GRUPI A
Besëlidhja-Dinamo 4-3
Shënues:
Dibra 44’, Hoxha (pen.) 74’, Përgjoni 78’, Danaj 93’ / Diogo Maranhao 8’, Boçi 63’, Djidjiwa 71’
Vora-Veleçiku 1-0
Shënues:
Deliallisi 69’

GRUPI B
Elbasani-Turbina 0-0

The post Dramë për Dinamon, Besëlidhja i jep kreun Burrelit! Vora s’fal, Elbasani merr pikën e parë appeared first on Abc News.

---- ----
-----