Ballina Lajme Bota/Rajoni Drama në Itali/ 889 të vdekur në 24 orët e fundit, shkon...

Drama në Itali/ 889 të vdekur në 24 orët e fundit, shkon në 10 023 numri i viktimave

16
SHPËRNDAJE

Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur në botë nga koronavirusi dhe ka kaluar një tjetër ditë të zezë. Sipas raporteve zyrtare, vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 889 të vdekur nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 10 023, një shifër alarmante. 92 472 persona janë të infektuar, ndërsa 24 orëve të fundit janë regjistruar 5974 më shumë.

Mes të prekurve me koronavirus, 3856 janë në terapi intensive, 26 676 të tjerë në struktura spitalore dhe 39 533 në izolim shtëpiak. Mes viktimave, sipas oranews, është dhe një shtetas shqiptar, Adrian Kazazi 61 vjeç, baba i 2 fëmijëve, i martuar e që prej shumë vitesh jetonte në Romë.

Në Itali janë kryer gjithsej  429 526 tampone.

----- ----- ----- -----