Ballina Lajme Bota/Rajoni Drama e Suedisë: Regjistron numrin më të lartë të vdekjeve prej 1869-ës

Drama e Suedisë: Regjistron numrin më të lartë të vdekjeve prej 1869-ës

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Suedi, vendi që ndoqi një rrugë krejt të kundërt në krahasim me pjesën tjetër të botës sa i takon strategjisë së përballjes me pandeminë e koronavirusit, regjistroi numrin më të madh të vdekjeve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Zyra vendase e statistikave tha ditën e mërkurë se në gjysmën e parë të 2020, 4500 persona kanë gjetur vdekjen nga Covid-19, numër që tashmë ka shkuar në 5800, duke regjistruar përqindjen më të lartë të vdekjeve mes vendeve nordike, megjithëse më e ulët në krahasim me disa vende të tjera, si Spanja, apo Britania e Madhe.

Në total, nga 1 janari deri më 30 qershor 2020 kanë vdekur 51.405 suedezë, shifra më e lartë e regjistruar prej vitit 1869, kur vdiqën 55.431, pjesërisht prej krizës së urisë. Popullsia e Suedisë në atë kohë ishte 4.1 mln banorë, krahasues me 10.3 mln banorë që ka aktualisht.

Megjithatë, zyra e statistikave tha se Covid-19 fajësohet drejtpërdrejtë për rritjen me 10 për qind të numrit të vdekjeve në krahasim me mesataren e pesë viteve të fundit. Vetëm në muajin prill, numri i vdekjeve ishte rreth 40 për qind më i lartë se kjo mesatare, për shkak të një rritje të fortë të vdekjeve që lidheshin me koronavirusin.

Suedia ka aplikuar një tjetër qasje për përballimin e pandemisë në krahasim me pjesën më të madhe të Europës, duke u bazuar më fort tek masat vullnetare të distancimit social dhe higjienës personale me objektiv arritjen e atij që njihet si “imuniteti i tufës” dhe jo tek izolimi i detyruar.

Pjesa më e madhe e shkollave qëndroi hapur dhe bizneset vazhduan aktivitetin pothuajse normalisht, duke bërë që ekonomia vendase të përformojë shumë herë më mirë se ekonomitë e vendeve të tjera të Europës.

Në krahasim me vende si Italia, Britania e Madhe, apo Spanja, Suedia raporton shifra më pozitive sa i takon përballjes me koronavirusin. Por, kur krahasohet me vendet e tjera skandinave, rruga e ndjekur prej saj qortohet fort. Norvegjia, si shembull, që ka pothuajse gjysmën e popullsisë së Suedisë dhe që zbatoi masa izolimi të detyruara, ka raportuar deri më tani vetëm 260 vdekje nga Covid-19.

---- ----
-----