Ballina AKTUALE Dr Bejtulla Ajeti: I lutem te gjithë banorëve e komunës së Bujanocit...

Dr Bejtulla Ajeti: I lutem te gjithë banorëve e komunës së Bujanocit të qëndrojnë në shtëpi

1089
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dr Bejtulla Ajeti nga fshati Bilaç, punon në emergjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, me një shkrim në Facebook i lutet qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe i jep edhe shum informata të tjera në lidhje me virusin e ri COVID-19

Shkrimi i plotë i dr. Bejtës:

Lutje:

Lus te gjithë banorët e komunës së Bujanocës të qëndrojnë në shtëpit e tyre. Le të marim mësim nga shtetet tjera dhe mos te përsërisim gabimet e tyre, të luftojm Covid 19 duke u sjellur në mënyr të përgjegjëshme ndaj vetit, familjeve dhe rrethit ku jetojm.

Nga dje në fuqi gjendja e jashtëzakonshme ku përfshihen masa te vetëizolimit për udhëtarët që vijnë nga jasht shtetit (14 ditë nga të gjitha shtetet, 28 ditë nga Italia, Zvicrra, Gjermania, Franca dhe Spanja), si dhe pacientat që kanë: temperatur

kollë te that

vështërësi në frymëmarrje

të dhëna që kanë udhëtuar nga zona te prekura nga virusi

Lajmërimi duhet të bëhet në Entin e shëndetit publik në Vrajë në këta nr.tel: 064 1403289, 064 4242326, 062 718820, 017 421310.

Një lutje të gjithë banorëve le ta shfrytëzojn shërbimin e urgjencës në mënyrë sa më racionale dhe vetëm rastet e rënda dhe që kanë nevoj emergjente për ne ( vetëm rastet urgjente)

Në mënyr të vazhdueshme do të informojmë për gjendjen sjëndetësore.

Me respekt dr. Bejta

---- ----
----
-----
-----