Ballina Sport Dortmundi nuk e shet Haaland, Raiola: S’është e thënë të jem dakord!

Dortmundi nuk e shet Haaland, Raiola: S’është e thënë të jem dakord!

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Erlind Haaland është i lidhur me shumë klube të mëdha, por për të përballuar kërkesat financiare të tij çdo klub duhet të shtrëngohet. Në Angli kanë raportuar se po tentohet që norvegjezi të përfitojë 1 milion euro në javë, gjë që në këtë periudhë krize është shumë e vështirë.

PSG, Manchester City dhe Real Madrid janë klubet e lakuara si të interesuara për Haaland, por ai është nën kontratë deri në verën e vitit 2024 me Borussia Dortmund. Verën e ardhshme atij i aktivohet klauzola prej 75 milion eurosh, por gjermanët nuk duan ta shesin.

 

Drejtori sportiv, Michael Zork, e ka thënë hapur diçka të tillë, ndërkohë që për Sport1 ka reaguar menaxheri Mino Raiola, i cili para pak kohësh pati një takim me Realin dhe Barcelonën për transferimin e mundshëm të Haaland në LaLiga.

“Mund të konfirmoj se kam qenë në Dortmund. Michael Zork, drejtori sportiv i Dortmund, e ka bërë të qartë se ata nuk duan ta shesin Erling Haaland. E respektoj këtë, por kjo nuk do të thotë se jam dakord.

Nuk ka asnjë luftë mes meje dhe Borussia Dortmund. Ata ishin të qartë nga pikëpamja e tyre dhe ne jemi në rregull me këtë. Raporti ynë me Zork, Watzke dhe Kehl është i mirë”, ka thënë shkurtimisht Raiola. /abcnews.al

The post Dortmundi nuk e shet Haaland, Raiola: S’është e thënë të jem dakord! appeared first on Abc News.

---- ----
-----