Ballina Sport Dortmundi merr vendimin për trajnerin Lucien Favre

Dortmundi merr vendimin për trajnerin Lucien Favre

18
SHPËRNDAJE

Lucien Favre do të jetë të paktën deri në vitin 2021 trajner i Dortmundit, pasi ka rinovuar kontratën. Këtë e ka njoftuar klubi gjerman përmes një postimi në “Twitter”

Edhe pse verdhezinjtë nuk arritën dot të fitonin trofe këtë sezon, trajneri zviceran ka zgjatur kontratën me Dortmundin.

Këtë sezon ai ndërtuar një skuadër shumë të mirë, e cila deri në javën e fundit ishte në garë për titullin, por në fund ia “rrëmbeu” Bayern Munchen.

Klubi gjerman beson te 61-vjeçari, pasi me blerjet e reja, sezonin që vjen, do të tentojnë të thyejnë hegjemoninë e Bayernit.

Favre e mori drejtimin e Dortmundit verën e vitit të shkuar dhe në 45 sfida ai ka një mesatare prej 2.11 pikësh për ndeshje.

The post Dortmundi merr vendimin për trajnerin Lucien Favre appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.