Ballina Sport Dorëzohet UEFA, Champions do kthehet kampionat me kategori për të kënaqur të...

Dorëzohet UEFA, Champions do kthehet kampionat me kategori për të kënaqur të mëdhenjtë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
UEFA më në fund është dorëzuar përballe trysnisë që i bëjnë klubet e mëdha të cilat janë të gatshme t’i bashkohen projektit të Superligës EUropiane. Organizata ndërkombëtare ka vendosur që të ndryshojë formatin e Ligës së Kampioneve, për t’iu afruar më shumë kërkesave të tyre e sigurisht për të rritur përfitimet financiare të klubeve të elitës.

Prej disa muajsh, UEFA ka krijuar një komision pune për të ndërtuar një formulë që do të ndryshonte panoramën e turneut më të rëndësishëm për klubet, për t’iu përgjigjur kërcënimit të Superligës.

Pas dialogjeve me të gjitha palët, është shqyrtuar një strukturë e cila do të ndryshojë modelin aktual të turneut, duke larguar përfundimisht grupet dhe duke e kthyer në një kampionat me 36 skuadra, por me kategori.

Nuk do të ketë më short, por më shumë mundësi që skuadrat e mëdha të përballen me njëra-tjetrën, pra me ekipe të të njëjtit nivel, duke garantuar të paktën 6 ndeshje të tilla për secilën, ndërsa ka edhe sfida me skuadrat e kategorive më poshtë, në varësi të një kalendari të ndryshueshëm.

Klubet në parim janë dakord pasi në përballjet me ekipet e mëdha garantojnë më shumë të ardhura, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar formula e saktë e cila do të nisë që nga vitit 2024.

8 skuadrat e kualifikuara të para në renditjen e përgjithshme sipas formulës së përcaktuar, do të kalojnë në fazën me eliminim direkt, ndërsa 8 të tjerat do të përballen mes tyre me një eliminatore për të përcaktuar emrat që do të plotësojnë 16-shen.

Objektivi i klubeve është që të rritin në këtë mënyrë të ardhurat nga e drejta TV dhe sponsorizimet, për të arritur deri te një shifër prej 500 milionë eurosh përfitime për fituesin e turneut, shumë më tepër se 100 milionë euro që përfiton aktualisht.

---- ----
----
----- ----
-----