Ballina Lajme nacionale Dorëzohet Serbia: Njohja e Kosovës çështje kohe, ja kur do anëtarësohet në...

Dorëzohet Serbia: Njohja e Kosovës çështje kohe, ja kur do anëtarësohet në OKB

339
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, “de facto” apo “de jure”. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste dhënë televizionit serb O2.

Këto deklarata të Vuçiçit erdhën menjëherë pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet nëse do të zëvendësohet me masë reciprociteti.

----

Presidenti serb tha se pas heqjes së taksës, ai pret presion të jashtëzakonshëm mbi Serbinë për të pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Synimi i tyre është që ta fusin Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe ky është thelbi. Këtë duhet ta presim, dhe çështja është se kur do të ndodhë, brenda tre muajsh, gjashtë muajsh, një viti, kjo do të ndodhë”, tha Vuçiç.

----- ----