Ballina Lajme nacionale Dorëzohet koalicioni i parë në KQZ

Dorëzohet koalicioni i parë në KQZ

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me 6 tetor vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Po hymë në orët e fundit të mbylljes së afatit për krijimin e koalicioneve parazgjedhore të 6 tetorit.

Këshilli Qëndror Zgjedhor sot ka raportuar se ende nuk kanë pranuar asnjë koalicion.

Mirëpo lajmi nga burimet e veta mëson se koalicioni Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë kanë dërguar zyrtarisht para pak çastesh koalicionin në KQZ.

Ky është koalicioni i parë që dorëzohet në KQZ, derisa koalicioni tjetër mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokratke ende nuk e kanë bërë të njëjtën.

Deri më tani koalicion tjetër i dorëzuar në KQZ është edhe ai Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka.

---- ----
----
----- ----
-----