Ballina Lajme Bota/Rajoni Dorëzohet Irani, nis kutitë e zeza të avionit drejt Ukrainës

Dorëzohet Irani, nis kutitë e zeza të avionit drejt Ukrainës

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Teherani pritet t’i dërgojë në Ukrainë kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u godit aksidentalisht nga ushtria iraniane këtë muaj.

Njoftimi u bë nga agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” të shtunën. Autoritetet iraniane janë gjithashtu të përgatitur që kutitë të ekzaminohen në Kiev edhe nga ekspertë francezë, kanadezë e nga Shtetet e Bashkuara njoftoi e njëjta agjenci. Incidenti i 8 janarit shkaktoi vdekjen e të 176 personave që ndodheshin në avion.

----

“Falë ekspertizës franceze, kanadeze dhe amerikane do të përpiqemi të lexojmë të dhënat e regjistruara të fluturimit në Ukrainë”, tha Hassan Rezaifar, drejtori përgjegjës për hetimin e aksidenteve në Autoritetit iranian të Aviacionit Civil.

Pesëdhjetë e shtatë nga pasagjerët që humbën jetën ishin kanadezë. Kryeministri Justin Trudeau, i cili ka bërë presion për një hetim të plotë të incidentit, tha të premten se Irani duhet t’i dërgojë kutitë e zeza në Francë për shqyrtim.

Franca është një nga vendet e pakta me aftësinë për të lexuar regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe kabinës së avioni, që siç tha ai kanë marrë dëmtime të rënda.

----- ----