Ballina Lajme Bota/Rajoni Dorëhiqet kryeministri rus dhe qeveria e tij

Dorëhiqet kryeministri rus dhe qeveria e tij

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mediat ruse raportojnë se qeveria e kryeministrit rus, Dmitry Medvedev ka dorëzuar dorëheqjen te presidenti Vladimir Putin. Disa agjenci lokale të lajmeve raportojnë se Putin do të vendosë për përbërjen e qeverisë së re.

Sipas agjencisë “Interfax”, Putin planifikon të krijojë edhe postin e zëvendëssekretarit të Këshillit të Sigurisë Ruse dhe se pozicioni do t’i ofrohet Medvedevit.

Më herët Putin, duke iu drejtuar kombit përmes një fjalimi ka propozuar zhvillimin e një referendumi për një paketë të reformave kushtetuese, propozim që ka ngjallur spekulimet për të ardhmen e tij pas vitit 2024 kur skadon mandati i tij i katërt dhe i fundit në Kremlin.

“Presidenti duhet të ruajë të drejtën për të përcaktuar detyrat dhe përparësitë e qeverisë, si dhe të drejtën për të shkarkuar kryeministrin, zëvendësit e tij dhe ministrat federalë, në rast të moskryerjes së detyrave ose humbjes së besimit”, tha Putin.

Ai po ashtu tha se duhen ashpërsuar kushtet për t’u bërë president dhe se çdo president i ardhshëm duhet të ketë jetuar në Rusi për së paku 25 vjet dhe të mos ketë ndonjë shtetësi të huaj.

---- ----
----
-----
-----