Ballina Lajme nacionale Dorëheqja e SHBA-së nga Bordi i Agjencisë së Pronës, reagon Gjermania

Dorëheqja e SHBA-së nga Bordi i Agjencisë së Pronës, reagon Gjermania

8
SHPËRNDAJE

Dorëheqja e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka nxitur reagimin e Ambasadorit gjerman në Kosovë.

Heldt, në një postim të bërë në profilin e tij në Tëitter, ka thënë se në Kosovë nuk është që nuk ka njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar për pozita të larta, përkundrazi, “por për sa kohë që pozicionet publike shihen ekskluzivisht si dhurata, askush nuk duhet të presë nga ata që përpiqen të ndihmojnë dhe mbështesin”.

Ndërkohë, në njoftimin e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet se SHBA’ja nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve.

“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i AKKVP-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve. Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.