Ballina Lajme nacionale Dorëheqja e Ramush Haradinajt, ja çka pritet të bëjë sot Vuçiq

Dorëheqja e Ramush Haradinajt, ja çka pritet të bëjë sot Vuçiq

83
SHPËRNDAJE

Dorëheqja e Ramush Haradinajt i ka zënë në befasi të gjithë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’iu drejtohet sot serbëve lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka mbledhur të gjithë udhëheqësit serbë gjatë ditës së djeshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt është takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Presidencës, Nikolla Selakoviq.

Pas këtij takimi, Vuçiq nuk u deklarua fare për medie mirëpo, ka qenë zyra për komunikim me publikun e Presidencës serbe që ka bërë të ditur se sot me fillim prej orës 10:00, Vuçiq pritet t’iu drejtohet qytetarëve rreth dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit gjatë ditës së sotme pasi që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

-----