Ballina Lajme nacionale Dorëheqja e Haradinajt, ky është reagimi nga mediat botërore

Dorëheqja e Haradinajt, ky është reagimi nga mediat botërore

123
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mediat botërore kanë “vluar” pas dorëheqjes së Haradinajt.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

----

Arsyeja e dorëheqjes është ftesa që ai ka marrë nga Specialja për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, shkruan lajmi.net.

E ky zhvillim ka qenë top lajm edhe në mediat botërore.

“Kryeministri i Kosovës jep dorëheqje pas ftesës nga Gjykata e Hagës”, shkruan “Washington Post”, e cila përmend edhe ftesat për ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së.

Në këtë artikull po ashtu paraqitet një kronologji e shkurtër e formimit të Speciales nga Kuvendi i Kosovës.

Formimin e Speciales nga Kuvendi i Kosovës e përmend edhe “Reuters” e cila citon ftesën që Haradinajt i erdhi nga Haga.

E “Deutsche Welle” përmend procesin paraprak gjyqësor të Haradinajt në Hagë, në të cilin ai u shpall i pafajshëm.

Mediumi gjerman përmend edhe karrierën ushtarake të Haradinajt si komandant i UÇK-së. Theksojmë se Haradinaj do të paraqitet në Hagë si i dyshuar, ndërkaq që për t’u intervistuar ai do të udhëtojë javën e ardhshme.

----- ----