Ballina Lajme nacionale Dorëheqja e Haradinajt, këto janë procedurat e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme

Dorëheqja e Haradinajt, këto janë procedurat e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme

14
SHPËRNDAJE

Sot, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës .

Shkak për këtë u bë ftesa që i bëri Gjykata Speciale.

Me dorëheqjen e tij nënkuptohet edhe rrëzimi i Qeverisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Ai ka thënë se në momentin që kryeministri jep dorëheqje, automatikisht bie edhe kabineti qeveritar mirëpo, sipas tij, ka edhe një zgjidhje tjetër që mund ta bëjnë partitë politike.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kur kryeministri jep dorëheqje bie i gjithë kabineti qeveritar. Do të duhej të binte, por ka edhe një solucion tjetër që munden subjektet politike kanë zgjidhje tjetra ose oferta tjera ose bindje tjera ose me marrëveshje të tjera mund të bëjnë edhe oferta të tjera drejt presidentit. Por ajo që do të duhej të ndodhte është që subjektet politike të kërkojnë nga presidenti që ta shpërbëjë Parlamentin dhe të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të parakohshme. Dhe kjo do të ishte e pritshme mendoj unë por tash varet se çfarë solucioni do të zgjedhin dhe çfarë opsioni do të ketë klasa politike në pushtet në radhë të parë por edhe e tërë klasa politike qoftë opozitë qoftë pozitë. Unë mendoj që është një gjendje e rëndësishme për t’u trajtuar me objektivitet dhe me përparësi do të duhej që të zgjidhej solucioni që është më i drejtë dhe më i rëndësishëm për vendin. Ajo që është më e rëndësishme është që të shkohet në zgjedhe të reja dhe të verifikohet legjitimiteti dhe legaliteti i atyre që ia japin besimin votuesit dhe pastaj të drejtoj një qeverisje tjetër e cila do ta drejtoj legjitimitetin që fiton nga sovrani dhe që merr qeverisjen e re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, deklaroi Baraliu për lajmi.

Baraliu ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen më së shumti 45 ditë pas rënies së Qeverisë.

“Brenda më sa paku 30 dite më së shumti 45 dite duhet të shpallen dhe të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në mënyrë që pastaj të ketë legjitimim dhe të themi kohë kompetencë ai ose ato subjekte politike se ndoshta dikush nuk i merr më shumë se 50 për qind dhe atëherë koalicionet parazgjedhore ose paszgjehdore me marrëveshje të ndryshme koalitive mund ta bëjnë qeverisjen e re”, tregoi Baraliu.

-----