Ballina Sport Donnarumma, Tomori dhe dy pista të tjera: Shumë zëra rreth Milanit

Donnarumma, Tomori dhe dy pista të tjera: Shumë zëra rreth Milanit

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Milani po punon për sezonin e ardhshëm dhe janë disa pista që ende nuk kanë zgjidhje. Rinovimi me Gigio Donnarumma është një prej tyre, pasi në Italia raportohet se gjithçka ka ngecur. Oferta prej 8 milion eurosh në sezon nuk e ka bindur Raiolën.

Bisedimet vazhdojnë ne distancë, ndërkohë që nuk është programuar ende ndonjë takim së shpejti. Portierit i përfundon kontrata më 30 qershor të vitit 2021 dhe normalisht janë të shumta klubet që do tentojnë të përfitojnë. Fikayo Tomori është në planet e Milanit për sezonin e ardhshëm dhe vetë lojtari do ishte i lumtur të qëndronte te kuqezinjtë, sikurse raporton Gazzetta dello Sport.

Italianët mund ta bëjnë tyrin për 28 milion euro dhe Chelsea nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje, pasi qendërmbrojtësi 28-vjeçar po spikat në Serie A dhe ndoshta në Londër shpresojnë që Milani të mos jetë në gjendje ta blejë.

PRURJET – Kuqezinjtë duan të përforcojnë linjën e djathtë të sulmit. Thauvin vazhdon të mbetet në listën e klubit italian. Lojtari i Marseille del lojtar i lirë më 30 qershor dhe paga prej 4 milion eurosh nuk shikohet si një problem për drejtimit e italianëve.

Objektivi tjetër është Riccardo Orsolini i skuadrës së Bologna. Autori i katër golave në Serie A këtë sezon nuk po rinovon dhe Milani për ta blerë duhet të shpenzojë 20 milion euro për kartonin, por nga ana tjetër paga e tij do të ishte shumë më e ulët se e Thauvin. /abcnews.al

The post Donnarumma, Tomori dhe dy pista të tjera: Shumë zëra rreth Milanit appeared first on Abc News.

---- ----
-----