Ballina Lajme nacionale Donika Prela akuza Hajdarmatajt: Zbardhi përgjimet, por nuk hetoi vjedhjen e votave

Donika Prela akuza Hajdarmatajt: Zbardhi përgjimet, por nuk hetoi vjedhjen e votave

34
SHPËRNDAJE

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dha detaje në lidhje me dosjen 339. Prela hodhi edhe një sërë akuzash në drejtim të Prokurorit Besim Hajdamataj, i cili sipas saj nuk ka kryer asnjë hetim për vjedhjen e votave në Durrës, por vetëm për trafikim të lëndëve narkotike në qytetin e Lezhës.

“Nga data 20.11.2017, deri më datë 21.09.2018, hetimet janë kryer nga Prokurori Besim Hajdarmataj, dhe 3 oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë dhe të policisë së shtetit.

Me urdhrin e datë 05.03.2018, të prokurorit të çështjes Z. Besim Hajdarmataj,  është vendosur regjistrimi i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe po kështu me urdhërin e datës 05.07.2018, nga prokurori i çështjes Z. Besim Hajdarmataj, janë regjistruar emrat për 13 subjekte, si të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”,

“ Korrupsion aktiv në zgjedhje“, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe me urdhrin e datës 14.08.2018 është regjistruar emir i 8 personave si të dyshuar për veprat penale të  “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, “Prodhim dhe shitje narkotikeve”, etj,  të parashikuara nga nenet 283, 283/a, 333/a, 245, 260, 328 të Kodit Penal”, deklaroi ajo.

-----