Ballina Lajme nacionale Donika Prela akuza Hajdarmatajt: Zbardhi përgjime sporadike, por nuk hetoi vjedhjen e...

Donika Prela akuza Hajdarmatajt: Zbardhi përgjime sporadike, por nuk hetoi vjedhjen e votave

40
SHPËRNDAJE

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dha detaje në lidhje me “dosjen 339”. Prela hodhi edhe një sërë akuzash në drejtim të Prokurorit Besim Hajdamataj, i cili sipas saj nuk ka kryer asnjë hetim për vjedhjen e votave në Durrës, por vetëm për trafikim të lëndëve narkotike në qytetin e Lezhës.

Prela theksoi se prokurori paraardhës Besim Hajdarmataj nuk kishte kryer asnjë hetim për blerjen e votave në zonën e Durrësit, por kishte zbardhur disa përgjime sporadike.

Kryeprokurorja e krimeve të Rënda i referohej këtu përgjmeve të Vangjush Dakos me anëtarë të fisit Avdylaj.

“Në kuadër të hetimeve, janë administruar gjithsej 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga këto, janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019.

Sqarojmë se referuar InformaCionit që më është vënë në dispoziCion nga dy prokurorët e çështjes, në momentin e ngritjes së grupit hetimor nga ana e drejtuesit të prokurorisë tetor 2018, të gjitha CD e administruara kanë qenë të pa transkriptuara në tërësi dhe vijimësi, por  ka pasur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike.

Po kështu, në këtë moment është konstatuar se janë kryer veprime hetimore të hapura vetëm në drejtim të veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në qytete të ndryshme të vendit dhe abuzimeve me pronat në zonën e Qarkut Lezhë, ndërsa për veprat e tjera penale, duke përfshirë dhe veprat penale në fushën e zgjedhjeve nuk ka patur hetime të hapura, me përjashtim të përgjimeve, të Cilat siç dhe theksova, nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi”, deklaroi ajo.

-----