Ballina Lajme nacionale Donika Gërvalla i krahason me dele delegatët në Kuvendin e LDK-së

Donika Gërvalla i krahason me dele delegatët në Kuvendin e LDK-së

17
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa është rizgjedhur për të tretën herë radhazi kryetari i LDK-së.

Ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku në krye të partisë me aklamacion u zgjodh sërish Isa Mustafa.

Gërvalla ka postuar një fotografi të deleve në Facebook me mbishkrimin “Qysh jeni? A u lodhët sot?

Duket se Gërvalla nuk është fare e kënaqur me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të ri, dhe se ilustrimi me fotografinë e deleve kritikon delegatët dhe kryesinë për mbështetje të verbër ndaj zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar me aklamacion.

Kujtojmë se Donika Gërvalla në Kuvendin e LDK-së në vitin 2015, nuk është lejuar të futet në Kuvend si delegate.

-----