Ballina Lajme Bota/Rajoni Donald Trump shkarkon nga detyra sekretarin e Mbrojtjes

Donald Trump shkarkon nga detyra sekretarin e Mbrojtjes

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se ka larguar nga detyra sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe se e ka zëvendësuar atë me drejtorin e Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Christopher Miller.

Ai tha se zoti Miller do të fillonte menjëherë detyrën si sekretar i Mbrojtjes në detyrë.

Mark Esper e ka përfunduar detyrën“, shkruante zoti Trump në Twitter. “Jam i kënaqur të njoftoj se Christopher C. Miller, drejtori shumë i respektuar i Qendrës Kombëtare Kundër-Terrorizmit (i konfirmuar unanimisht nga Senati), do të jetë sekretari në detyrës i Mbrojtjes, vendim që hyn në fuqi menjëherë“, siç shkruante ai.

Largimi i zotit Esper pritej prej muajsh pasi në qershor ai ndërmori hapin e pazakontë për të kundërshtuar publikisht presidentin, duke thënë se trupat nuk do të dërgoheshin për të kontrolluar valën e protestave në qytetet amerikane.

---- ----
----
-----
-----