Ballina Lajme Bota/Rajoni Donald Trump: Infektimi nga Covid-19 ishte një bekim nga Zoti, ja ilaçi...

Donald Trump: Infektimi nga Covid-19 ishte një bekim nga Zoti, ja ilaçi “mrekullibërës” që më shëroi direkt

63
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se ndihet mirë pas infektimit me Covid-19, duke e përshkruar sëmundjen si “një bekim nga Zoti”.

Trump u kthye në zyrën Ovale të mërkurën, më pak se një javë pasi rezultoi pozitiv.

Mjekët e tij zbuluan se presidenti nuk ka më simptoma të Covid-19 për më shumë se 24 orë dhe ka qenë pa ethe për më shumë se katër ditë.

Në një mesazh me video të mërkurën, Trump tha se të gjithë amerikanët duhet të kenë qasje në trajtimet që iu dha. “Unë dua që të gjithëve t’i jepet i njëjti trajtim si presidentit tuaj”– tha Trump.

Trump premtoi gjithashtu të sigurojë falas ilaçet e prodhuara nga Regeneron.

Ai tha se trajtimi eksperimental i antitrupave që iu dha javën e kaluar ishte më shumë një kurë sesa një masë terapeutike, duke shtuar se qindra mijëra doza ishin gati të gatshme. Por ilaçet e Regeneron nuk janë të miratuar nga rregullatorët federalë.

“Ky ishte një bekim i maskuar – e kapa, dëgjova për këtë ilaç, thashë më lini ta marr dhe ishte e pabesueshme”- tha ai, duke shtuar se do të kërkonte autorizime për përdorim urgjent për këtë ilaç.

Presidenti Trump përsëriti sulmet e tij ndaj Kinës, duke u thënë amerikanëve: “Ju nuk do të paguani për të. Nuk ishte faji juaj që ndodhi kjo. Ishte faji i Kinës. Dhe Kina do të paguajë një çmim të madh. Ky ishte faji i Kinës”.

---- ----
----
----- ----
-----