Ballina Lajme nacionale Donacion i BE-së: Kosova mori sot mbi 3000 vaksina Pfizer, të mërkurën...

Donacion i BE-së: Kosova mori sot mbi 3000 vaksina Pfizer, të mërkurën pasojnë 38,400 të tjera

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Në Kosovë kanë mbërritur mbrëmjen e së hënës mbi tri mijë doza të vaksinës Pfizer, donacion i Bashkimit Evropian. Kurse, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se të mërkurën do të arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.

Kujtojmë se javën e kaluar Kosova priti 4,680 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer me të cilat po vaksinohen personelet shëndetësore.

Ndërsa, nëpërmjet përmes programit COVAX, Kosova në muajin mars ka marrë 24 mijë vaksina të prodhuara nga AstraZeneca. /abcnews.al/

The post Donacion i BE-së: Kosova mori sot mbi 3000 vaksina Pfizer, të mërkurën pasojnë 38,400 të tjera appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----