Ballina Sport Dokumentar për Pele, nga yll i ri i futbollit në një hero...

Dokumentar për Pele, nga yll i ri i futbollit në një hero kombëtar të Brazilit

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pelé, dokumentari më i ri në Netflix, bën një kronikë të jetës së futbollistit Brazilian, Edson Arantes do Nascimento- i njohur me emrin Pele.

Dokumentari i rikthehet periudhës më të jashtëzakonshme ku Pele, i vetmi lojtar që ka fituar 3 herë Kupën e Botës, u shndërrua nga një yll i ri në vitin 1958 në një hero kombëtar, në kohën e një sërë ndryshimesh radikale në historinë e Brazilit.

“Përpara vitit 1958, Brazili nuk njihej si vendi i futbollit. Pas kampionatit të Kupës së Botës në vitin 1970, gjëja e parë që të vinte ndër mend kur mendoje për Brazilin ishte futbolli. Dhe pavarësisht se kishte gjithashtu shumë lojtarë të tjerë të talentuar, Pele ishte gjithmonë faktori unifikues. Ai ndihmoi në formësimin e identitetit kulturor të vendit. Kjo ngjan si gjë e madhe për tu thënë por nuk mendoj se është e ekzagjeruar për këtë rast”, tha David Tryhorn, regjisor i dokumentarit ‘Pele’.

Dokumentari trajton udhëtimin e jashtëzakonshëm të Pele-s për tu bërë ‘Mbreti i futbollit’ dhe për ta udhëhequr vendin e tij drejt fitores historike të Kupës së Botës në vitin 1970-të. Duke intervistuar edhe vetë Pele-n, dokumentari shfaq yllin e futbollit të emocionuar dhe duke reflektuar mbi karrierën e tij mbresëlënëse.

“Askush nuk krahasohet me Pele-n, sepse ai është një fenomen global, ngjan sikur ai i përket më shumë botës sesa Brazilit. Gjë e cila është pak e padrejtë sepse luajti gjatë gjithë karrierës së tij në Brazil, solli në shtëpi tre Kupa të Botës të Brazilit. Mendoj se ai vuan pak nga ajo që vuajnë shumë njerëz të famshëm, për faktin që vazhdon të përmendet pavarësisht se ai ka gati 50 vite që e ka lënë futbollin”, shtoi regjisori.

Dokumentari i sapo iniciuar në Netflix më 23 shkurt është mirëpritur nga publiku dhe është prodhuar nga fituesi i shumë çmimeve Kevin Macdonald.

---- ----
----
-----
-----