Ballina Shëndetësi Doktoresha trondit me deklaratën e bërë, tregon studimin e saj për zanafillën...

Doktoresha trondit me deklaratën e bërë, tregon studimin e saj për zanafillën e Covid-19

52
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Doktoresha trondit me deklaratën e bërë, tregon studimin e saj për zanafillën e Covid-19

Zanafilla e Covid-19 ka shumë teori, me një ndryshe vjen doktoreshë, virologe në Universitetin e Oksfordit, Emilia Skirmunt. Ajo shprehet se paraardhësi i tij mund të ketë qëndruar i fshehur për miliona vjet te kafshët, pë t’u shndërruar më tej në atë që është sot, duke ia dalë të infektojë njerëzit.

Sipas saj, covid-19 mundi të prekë njerëzit, fill pasi pësoi mutacion teksa gjendej brenda një kafshe dhe më pas “kërceu” te specia humane. Kjo ndodhi për herë të parë vitin e shkuar në Kinë dhe virusi i cili u përhap me shpejtësi- që nga ajo kohë ka infektuar të paktën 110 milionë njerëz dhe ka vrarë 2.4 milionë.

Skirmuntt aktualisht po studion viruset që prekin lakuriqët e natës dhe thotë se ka të ngjarë që ata të kenë mbartur një version të virusit për një kohë të gjatë. Shkencëtarët mendojnë se ishin pikërisht këto gjallesa që e kaluan virusin te një specie tjetër, që më pas ua dha njerëzve, por Dr Skirmuntt thotë se kurrsesi nuk mund të flitet me siguri.

Doktoresha trondit me deklaratën e bërë, tregon studimin e saj për zanafillën e Covid-19
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----