Ballina Showbiz Do t”iu bëjë me lot, Morena vjen me fjalë prekëse për nënën...

Do t”iu bëjë me lot, Morena vjen me fjalë prekëse për nënën e saj të ndjerë

75
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ajo e ndjen më shumë se kurrë mungesën e nënës.

Modelja dhe këngëtarja e mirënjohur, Morena Taraku, i thuri një dedikim emocionues nënës së saj të ndjerë.

Nëna e Morena Tarakut ka vdekur para shumë vitesh, kështu më pas ajo dhe vëllezërit morën kujdesin maksimal nga babai i tyre.

Ajo ka treguar në disa intervista se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën dhe se humbja e saj për të do të mbetet momenti më i keq i jetës.

“Ku janë tortet e vogla që gatuheshin nga duart më të ëmbla në botë. Ku janë gotat me ujë që më ipeshin nga dora më e bekuar në tokë. Po ajo fytyra e buzëqeshja që bekonin sytë e mi”, shkroi ndër tjerash artistja shqiptare, transmeton rtv21.

Morena edhe përmes këngës ka nxjerrë dhimbjen dhe dashurinë që ndjen për të ëmën.

Në vitin 2016 ka lansuar këngën “Lule”, të cilën ia ka dedikuar nënës së saj dhe ka një tekst mjaft emocionues

---- ----
----
-----
-----