Ballina Lajme nacionale “Do t’i heq pantallonat nga koka”, Nr/2 i policisë i përgjigjet Salianjit...

“Do t’i heq pantallonat nga koka”, Nr/2 i policisë i përgjigjet Salianjit në Pogradec (DEBATI)

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qindra mbështetës të Partisë Demokratike dhe LSI nën drejtimin e deputetëve Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari kanë tentuar të përsërisin sot në Pogradec atë çfarë ndodhi në Devoll dje, duke i ndërprerë rrugën kryeministrit Edi Rama.

Ata dolën në fshatin Grabovicë për të pritur eskortën por janë shpërndarë pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, teksa ka patur një debat midis dyshes Balliu-Braimllari me zv/drejtorin e Policisë, Gjovalin Loka.

----

Debati ka eskaluar kur Loka i ka kujtuar ofendimin që Ervin Salinji i bëri atje dje në protestën në Devoll. Sipas nr.2 të policisë ai që i tha “do t’i heq pantallonat nga koka” do të mbajë përgjegjësi.

DEBATI:

Braimllari: Edi Rama ta menaxhojë vetë stresin.

Gjovalin Loka: Nuk ka shans njeri që qytetarit Gjovalin Lokaj t’ia heqë pantallonat nga koka.

Balliu: Çfarë pantallonash?

Gjovalin Lokaj: Ata që e kanë shkruajtur të mbajnë përgjegjësi.

Balliu: Kë kërcënon?

Gjovalin Loka: Atij që i ka thënë.

Braimllari: Ruajt qetësinë, mos merr ngarkesën e Ramës se është turp.

----- ----