Ballina Showbiz Do të ngelni pa fjalë, brenda super garderobës me veshjet firmato të...

Do të ngelni pa fjalë, brenda super garderobës me veshjet firmato të Ilda Bejlerit (FOTO)

59
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, është izoluar në shtëpi së bashku me familjarët e saj, ndërsa më herët na tregoi se s’po e kalon aspak mirë karantinën.

Ajo nuk është në gjendje ta menaxhojë stresin dhe këto ditë i duken tepër të vështira, megjithatë Ilda përpiqet ta mbushë me aktivitete ditën e saj.

Por një ditë më parë, moderatorja vendosi të hapë dyert e garderobës së saj të madhe dhe të tërheqë vëmendjen e të gjitha vajzave.

Në një video të publikuar në “Instastory”, Ilda ka filmuar garderobën e saj.

Siç duket nga pamjet, rrobat, çantat e këpucët janë vendosur me rregull, të ndara sipas stinëve.

Si të gjitha femrat, me siguri Ilda kalon një pjesë të madhe të ditës duke zgjedhur ç’të veshë (sigurisht kur nuk është në karantinë).

-----