Ballina Lajme nacionale Do të ketë tentativa për pezullimin e taksës, ja kush e thotë

Do të ketë tentativa për pezullimin e taksës, ja kush e thotë

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Çështja e taksës mbetet një ndër temat më të komentuara.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka paralajmëruar se sërish në vend do të ketë tentativa për heqjen e taksës dhe diskutimet mbi territore.

Ai përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se këto tentativa kanë për qëllim krijimin e konfuzionit rreth mbështetjes së qytetarëve për partitë politike.

“…pasi që po duket qartë se qytetarët po mbështesin konceptin 100% shtet dhe pjekurinë politike të koalicionit AAK-PSD”, ka shkruar Ramadani.

Ky është postimi i tij i plotë:

Metodat speciale – përmes hulumtimeve të rrejshme – pritet të fillojnë së shpejti nga eksponentë të caktuar në opinionin publik.

Qëllimi i qartë:
Tentativë e re për heqjen e taksës dhe diskutimet mbi territore pasi që Kryeministri Haradinaj ia bllokoi këtë projekt.

Metodat e njohura:
Krijimi i konfuzionit rreth mbështetjes së qytetarëve për partitë politike.
pasi që po duket qartë se qytetarët po mbështesin konceptin 100% shtet dhe pjekurinë politike të koalicionit AAK-PSD.

Shihemi në rezultate, për 100% SHTET.

---- ----
----
----- ----
-----