Ballina Showbiz “Do të fejohem”/ Alesia Bami surprizon me përgjigjen për videon intime në...

“Do të fejohem”/ Alesia Bami surprizon me përgjigjen për videon intime në internet (foto+video)

70
SHPËRNDAJE

Modelja Alesia Bami teksa ishte në emisionin “E Diell” u pyet se si do të sillej ajo nëse dikush do t’i publikonte një video intime. Ajo ka befasuar jo pak më përgjigjen e saj duke thënë:

“Le ta fillojmë me teknologjinë, teknologjia ka të mirat dhe të këqijat e veta. Mos të harrojmë që ka edhe njerëz që nxjerrin bukën e gojës nëpërmjet teknologjisë, kështu që sigurisht do të ndërhyjnë në jetën tënde private.

Në studio nuk ishin dakord me këtë deklaratë, pasi sipas tyre ai për të siguruar bukën e tij do të thotë që po shkatërron jetën time.”, tha Bami në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” .

Krahas rrjeteve sociale si një mënyrë e mirë për të përfituar të ardhura, ajo shpesh është kthyer në një “minierë abuzimi” për portalet. Një rast i tillë i ka ndodhur dhe balerinës Alesia Bami. Ajo thotë se për mua kanë aluduar jo pak herë. “Një herë kisha dalë me dajën”, thotë Alesia “dhe ma bënë atë të dashur”, shtoi më tej ajo.

Por e ngacmuar nga Edi Manushi se “se ka zëra se do fejohesh”. “Do fejohem, do fejohem”, ia kthen me humor Alesia.