Ballina Lajme nacionale Do të befasoheni, ja kush ishte hajni i cili humbi jetën sot...

Do të befasoheni, ja kush ishte hajni i cili humbi jetën sot në Shtime

580
SHPËRNDAJE

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në Shtime.

Personi që u privua nga jeta gjatë vjedhjes në Shtime dyshohet se është djali i një zyrtari policor.

“Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Kelani për koha.net.

Katër persona të maskuar kanë hyrë mëngjesin e së mërkurës në shtëpinë e një mërgimtari nga qyteti i Shtimes, për ta grabitur. Hajnat lënduan pronarin e shtëpisë, pasi ai rezistoi të dorëzohej, e ai bashkë me të vëllanë, i ndoqi ata dhe privoi nga jeta njërin prej grabitësve pak metra larg shtëpisë.

Policia, deri më tani, ka ndaluar vetëm vëllanë e pronarit të shtëpisë, derisa në ikje mbesin tre grabitësit e tjerë, të cilët dyshohet se me vete morën mbi 20 mijë franga.

Jo zyrtarisht mësohet zyrtari policor, babai i personit që humbi jetën në Shtime, punon në Graçanicë.
E gjithashtu, i privuari nga jeta në Shtime ishte i njohur për Policinë dhe Prokurorinë për disa vepra penale të kryera më herët.

-----