Ballina Lajme nacionale “Do ta bëja vaksinën kineze”, Enkel Demi: Rama, Erdoganist i pa bërë...

“Do ta bëja vaksinën kineze”, Enkel Demi: Rama, Erdoganist i pa bërë synet

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Gazetari Enkel Demi ishte i ashpër mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama për faktin që sipas tij, është ai që i merr vendimet për vaksinat që duhet të marrë Shqipëria, ndërsa më pas, po sipas tij, dozat që i refuzoi i merr nga palë të treta.

Halli im është gjetkë, që vendimmarrjen për vaksinat e merr Edi Rama, nuk e merr njeri tjetër. Që nuk donte vaksinën ruse, e mori vendimin Rama, që e do vaksinën ruse dhe që i bie nga Kina dhe e merr nga Emiratet e merr Edi Rama, që na sjell vaksinën kineze nga Turqia, vendimin e merr Edi Rama.

Ky për mua është një Erdoganist i pa bërë synet, duhet ta kryejë këtë akt dhe të ketë një marrëdhënie më të mirë edhe shpirtërore me Erdoganin. Ky është thjesht një mik i Erdoganit, pasi investimet e vërteta turke janë në Serbi“ tha Demi.

Por a do ta bënte Demi vaksinën kineze? “Unë e kam kaluar COVID-in, nuk kam nevojë, nuk kam ndërmend të bëj vaksinë të paktën për një vit…. Por nëse do ua ofronin të afërmve të mi… se është e testuar në Turqi, Kinë…

Unë them që ka bërë shumë mirë që ka sjellë vaksinat kineze, hallet janë që kemi humbur 3-4 muaj kohë që ky duhet të bënte gjeopolitikun, sot ndoshta nuk do të kishim aq shumë të vdekur sa kemi” tha Demi në emisionin “Log.”./ db/ Abcnews.al

The post “Do ta bëja vaksinën kineze”, Enkel Demi: Rama, Erdoganist i pa bërë synet appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----