Ballina Lajme nacionale Do shtyhen zgjedhjet? Ja kush është aleati i Ramës që ka në...

Do shtyhen zgjedhjet? Ja kush është aleati i Ramës që ka në dorë fatin e Shqipërisë

11
SHPËRNDAJE

Kolegji Zgjedhor ka nisur mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së Idajet Beqirit, kryetarit të partisë së Unitetit Kombëtar, për tu çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Me vendimin që do të merret, pritet t’i jepet fund edhe përplasjes mes Kuvendit dhe Presidentit për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Ilir Metës, për anulimin e zgjedhjeve.

Kolegji është vënë në lëvizje nga kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri. Avokati Beqiri i kërkoi fillimisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet.

Beqiri e argumentoi kërkesën dërguar KQZ-së, se zgjedhjet janë anuluar me dekret të presidentit, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.

Por kërkesa u rrëzua nga KQZ-ja, me argumentin se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në këto kushte, Beqiri e dërgoi kërkesën në Kolegjin Zgjedhor.

Nëse Kolegjit Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ për të mos pranuar kërkesën e Idajet Beqirit, vendimi do të konfirmonte paligjshmërinë e dekretit të Metës, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor.

Por nëse KQZ pranon kërkesën e tij, atëherë kjo do të çojë edhe në shtyrje të zgjedhjeve.

-----