Ballina Sport “Do ndeshem, e kam personale me të”, Mazrekaj konfirmon duelin me djalin...

“Do ndeshem, e kam personale me të”, Mazrekaj konfirmon duelin me djalin e Arkanit

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pritej ishte zhvilluar, por pandemia e ndaloi dhe do duhet të presim për të një datë të re. Petrit Mazrekaj, boksier dardan i peshave të lehta do të ndeshet me Veljko Raznatovic, djalin e një prej kriminelëve më të tmerrshëm serb, Arkani, i cili është vrarë në vitin 2000.

Këtë e pohon vetë Mazrekaj, i cili shprehet se kjo ndeshje do të zhvillohet me patjetër. Mazrekaj është me origjinë dardane, por ka lindur në Austri. Që nga debutimi i tij në vitin 2011, ai ka zhvilluar 17 ndeshje dhe nuk është mposhtur asnjëherë, teksa 13 prej tyre i ka fituar me KO.

“Do të zhvillohet. Për fat të keq na ndërhyri pandemia dhe nuk munda t’i sqaroj gjërat në ring. Kjo punë, si për Raznatovicin dhe për mua, është personale. Jemi në komunikim me menaxherin, trajnerët e mi dhe kampi i Raznatovicit duan që kontrata të zbatohet me patjetër.

Vendi do të jetë në Gjermani, siç e patëm nënshkruar kontratën. S’ka lëvizur asgjë. Më presion ka ai prej njerëzve të tij, sesa unë. Kjo pasi krijuar mjaft bujë me deklaratat e tij”, u shpreh Mazrekaj. /abcnews.al

The post “Do ndeshem, e kam personale me të”, Mazrekaj konfirmon duelin me djalin e Arkanit appeared first on Abc News.

---- ----
-----