Ballina Sport “Do mbetemi miq”, Casillas ndahet nga bashkëshortja pas 11 vitesh

“Do mbetemi miq”, Casillas ndahet nga bashkëshortja pas 11 vitesh

76
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Sara Carbonero dhe Iker Casillas për plot 11 vite kanë qenë çift simbol në Spanjë, por tashmë nuk do të jenë të tillë. Vetë ata kanë konfirmuar thashethemet e fundit të medieve spanjolle, duke zyrtarizuar ndarjen e tyre.

Ata kanë bërë një postim në Instagram, ku shpjegojnë gjithçka. “Ndihemi krenarë për familjen që kemi, por nga sot ne marrim rrugë të ndryshme, megjithëse jo të largëta sepse kemi misionin për t’u përkushtuar si prindër, siç kemi bërë deri më tani.

Ishte vendim i mirëmenduar dhe ne e marrim në marrëveshje të përbashkët. Respekti, afeksioni dhe miqësia do të mbeten gjithmonë. Prioriteti ynë është mirëqenia dhe dashuria për fëmijët tanë, që ata të rriten në një mjedis të shëndetshëm.

Me këto fjalë ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto do të jenë fjalët e vetme publike, që ne do të bëjmë në të tashmen dhe në të ardhmen. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj”, përfunduan ata.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iker Casillas (@ikercasillas)

Sara dhe Iker kanë dy fëmijë nga lidhja e tyre. Ata u martuan në vitin 2016, teksa ishin dashuruar gjashtë vite më parë, në 2010, kur Sara punonte si gazetare sportive dhe ishte një nga më të njohurat në Spanjë dhe Europë. /abcnews.al

The post “Do mbetemi miq”, Casillas ndahet nga bashkëshortja pas 11 vitesh appeared first on Abc News.

---- ----
-----