Ballina Showbiz Do largohet nga muzika? MC Kresha zbulon gjithçka dhe të rejat e...

Do largohet nga muzika? MC Kresha zbulon gjithçka dhe të rejat e albumit me Fjoralba Ponarin

77
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ai është padyshim një prej artistëve më të dashur për publikun dhe këngët e tij padiskutim janë më të dëgjuarat në tregun muzikor shqiptar.

MC Kresha ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “E Diell”, në një lidhje skype me moderatorët e programit, Ervin Kurti dhe Fjoralba Ponari, për të  zbuluar gjithçka nga muzika dhe duke u vënë përballë pyetjeve pikante të moderatorëve.

----

I pyetur nëse do të largohet nga muzika tani që do të bëhet baba, artisti është përgjigjur që padyshim kjo gjë do të ndodhë, por gradualisht dhe duke lënë pas artistë të rinj e të talentuar.

Gjithashtu, prej kohësh tashmë të gjithë mezi po presin bashkëpunimin mes MC Kreshës dhe Fjoralba Ponarit dhe mbi këtë projekt muzikor, artisti është shprehur se dyshja po punon:

“Fjoralba është shumë më e përgatitur, për të bërë vetëm një këngë! Po punojmë për një album”!

Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në videon më poshtë!

----- ----