Ballina Sport “Do kthehemi te titulli, akademia po lulëzon sërish”, Woodward përshëndetet me United

“Do kthehemi te titulli, akademia po lulëzon sërish”, Woodward përshëndetet me United

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ed Woodward, presidenti i Manchester United ka dhënë dorëhqejen nga klubi anglez ditën e sotme pas situatës së krijuar në klub për shkak të pjesëmarrjes në themelimin e Superligës Europiane.

Së fundmi Woodward ka thënë fjalët e tij të lamtumirës. Ai shprehet i bindur se United do të kthehet te titulli kampion dhe vlerëson punën e bërë në akademinë e klubit, teksa nuk mungon falënderimi për tifozët.

“Jam i sigurt se me ndryshimet që kemi bërë klubi do të kthehet shpejt të fitojë titullin kampion. Akademia jonë po lulëzon sërish, 34 lojtarë kanë arritur të luajnë në ekipin e parë që nga viti 2013. Ishte një kënaqësi të shikoja talente si Rashford, Greenwood dhe Tuanzebe të lulëzojnë mes të mëdhenjve.

Në fund, do të doja të falënderoja tifozët e pasionuar të Manchester United për mbështetjen e tyre gjatë momenteve të mira dhe të këqija. E di që kjo ka qenë një periudhë sfiduese në historinë tonë, por mbështetja e tyre për ekipin nuk është vënë kurrë në dyshim”, shpreher Woodward. /abcnews.al

The post “Do kthehemi te titulli, akademia po lulëzon sërish”, Woodward përshëndetet me United appeared first on Abc News.

---- ----
-----