Ballina Showbiz “Do ju jap 2 mijë euro nëse…”, Robert Berisha ka një kërkesë...

“Do ju jap 2 mijë euro nëse…”, Robert Berisha ka një kërkesë për efektivët dhe i nxjerrr zbuluar: Nuk më… (FOTO)

150
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka zbuluar së fundmi se asnjë nga efektivët e policisë në Prishtinë, nuk e ndalojnë kur ecën rrugëve të qytetit në këtë periudhë izolimi nga Covid-19.

Duke qenë se e njohin kush është, Berisha shton se as lejen nuk ia kërkojnë. Teksa ishte në një lidhje me “Skype” me emisionin “Ditë e Re”, ish-bashkëshorti i Nora Istrefit tha se një ditë që ka biseduar me efketivët, u ka thënë se dëshiron që ta kthejnë sërish në konviktin ku kaloi 14 ditët e karnatinimit të detyruar.

Gjithashtu këngëtari i njohur ka shtuar se do t’i jepte 2 mijë euro, atij që do t’ja realizonte këtë dëshirë.

“Gjatë ditës kur kisha dalë në rrugët e qytetit më ndaluan policët, nuk më kërkojë as leje sepse më njohin edhe më pyesin si tu duk atje në karantinë, a ishte mirë, unë bëra shaka me tha dhe i them do i jap 2 mijë euro nëse ka dikush mundësi të më kthejë atje. Më mungon, ishte një eksperiencë e bukur,”- tha Roberti.

Për dy javë, Berisha qëndroi i izoluar në qendrën studentore në Prishtinë, pas rikthimit nga Nju Jorku. Këngëtari rezultoi negativ me koronavirus dhe më në fund u rikthye pranë familjes së tij.

Më herët, Berisha Berisha ka rrëfyer se i ka thyer rregullat në karantinë, dhe për këtë është dashur dhe ndërhyrja e autoriteteve të policisë.

-----