Ballina Lajme nacionale “Do i japësh pushkë ti atyre”/ “Mos guxo” – përplasje e ashpër...

“Do i japësh pushkë ti atyre”/ “Mos guxo” – përplasje e ashpër Ademi-Dudushi (DEBATI)

8
SHPËRNDAJE

Ka degjeneruar në një përleshje me fjalë në distancë, diskutimi midis gazetarit Alban Dudushi dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për urdhrin e kësaj të fundit që detyron administratën e Bashkisë të jetë në punë më 29 dhe 30 qershor.

Në debat e sipër në emisionin “Open”, Dudushi këmbënguli të mësonte arsyen e vërtetë që fshihet pas këtij urdhri të Ademit dhe drejtoi gishtin nga përplasja civile, duke e pyetur kryebashkiaken: “Do ti japësh armë ti atyre”?

Pyetja e gazetarit e acaroi së tepërmi Ademin, e cila ia ktheu duke i thënë: “Dudush mos guxo më ta thuash atë”.

DEBATI:

Dudushi: Do ti japësh armë ti atyre?

Ademi: Dudush mos guxo më ta thuash atë gjë!

Dudushi: Si të mos guxoj.

Ademi: Mos guxo ta thuash, mos anatemo se e kam të rëndë fjalën unë dhe se përballoni dot. Mos guxoni se unë s’kam pushkë.

Dudushi: Unë e kuptoj që ti ke qenë e stresuar ditët e fundit!

Ademi: Ti mos guxo ta thuash më fjalën pushkë në Shkodër! As ti as kryeministri. E kupton ça po thua?

Dudushi: Më fal do t’iu pyes unë juve, a e dini se ç’po flisni?

Ademi: Bashkia Shkodër nuk ka në inventarin e saj përdorimin e armëve dhe pushkëve!

 

-----